Këtë vit shkollor, Irsa futet në klasë të klasë të 7, ku vetëm 6 fletore, laps, stilolaps dhe vizore ka mundur të blejë, një bluze dhe xhinset i ka të përdoruara sepse mamasë së saj i duhet të shpenzojë para dhe për të vëllain Serxhon, i cili këtë vit futet në vit të dytë gjimnaz.
“Nga një fletore për çdo lëndë. Këto kam. Dy nga këto për vëllain. Këtë kuletën e kam pas që vjet. Këto fletoret I ka marr mami sa për fillim dhe një prehëse. Ngaqë janë rrit shumë çmimet mami mezi i ka marr. Vëllai këtë vit hyn në vit të dytë. Nuk i kemi blerë librat. Shkojnë shumë shtrenjtë”.
Rasti i Albanës është më i vështirë, vajza e saj e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor me kriza të herëpashershme neurologjike këtë vit shkon në klasë të 7.
Tregon se s’ka asnjë mundësi për t’i blerë diçka.
Në këtë fillim vit shkollor tregon se vajza e saj s’ka as atlete për t’i mbathur.
“Nuk kam mundësi! Ku t’i gjej?! Unë skam atlete ta çoj në shkollë gocën. Unë skam atlete ta çoj në shkollë gocën. Të më sjellin ushqime. Nuk kam mundësi, hajde shikoje frigoriferin. Të më sjellin ndonjë kafshatë të haj, gocës ndonjë veshje ndonjë gjë”.
E vetmja ndihmë që kanë marrë nga shteti, është vetëm një çantë me disa mjete shkollore nga policia rrugore ndaj apeli i tyre është për ndihmë sado modeste.
Me rritjen e çmimeve mesatarisht një prindi, i duhen mesatarisht 10 mijë lekë shpenzime për materiale shkollore për secilin fëmijë në moshë shkolle.
Diskutime rreth kësaj post