Shqipëria
Gjatë paradites vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore.
Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku më të fokusuara mbeten në zonat malore.
Pjesërisht vija bregdetare edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugperëndimore të Shqipërisë.
Kosova,
Orët e para të mëngjesit dhe mesdita, do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore.
Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore, do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Por pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore të vendit.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash edhe gjatë ditës së enjte, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Jugore dhe Perëndimore.
Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore të MV.
Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit, regjistrojnë 13 gradë në Gostivar dhe në mesditë do të ngjiten deri në 32 gradë në qytetin e Shkupit.
Europa
Gadishulli Skandinav; është përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash.
Po ashtu, Europa perëndimore dhe Jugperëndimore do të paraqiten me vranësira konvektive, duke gjeneruar rrebeshe shiu; Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës, do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta, Ku vlera maksimalet priten në disa rajone të Ballkanit.
Diskutime rreth kësaj post