Temë e diskutimit në emisionin “Review” në Euronews Albania, ishte zbulimi i rezervës së madhe të naftës në malin e Shpiragut. I ftuar në panel ekonomisti Pano Soko, bëri një përllogaritje të përfitimeve që do të ketë shteti shqiptar nëse fillon nxjerrja e naftës në këtë zonë.
Sipas tij, parashikohet që Shpiragu të jetë një Patos Marinzë e dytë, ku do të nxirren 1.1 milionë tonë naftë në vit.
Ai shtoi se xhiroja vjetore e kompanisë do të jetë 640 milionë euro dhe shteti shqiptar do të marrë vetëm 10% rentë minerare, që përkthehet në 64 milionë euro ose 1 përqind e buxhetit të shtetit.
Kjo sipas ekonomistit vjen pasi Shqipëria nuk ka më rafineri nafte dhe i ka shkatërruar ato.
“Nafta shqiptare eksportohet jashtë, ne vërtetë marrim rentën minerare dhe me një llogari të thjeshtë nëse llogarisim që do kemi një Patos Marinzë të re me 1.1 milionë tonë në vit dhe nëse brendi do të jetë më 80 dollarë. Kjo është një naftë e lehtë i bie diku te 640 dollarë për tonë. I bie 640 milionë dollar në vit. Ne marrim 10 për qind që është 64 milionë dollar. Marrim dhe një 10 milionëshe shtesë me taksat e tjera, sigurime shoqërore etj…. Afërsisht do marrim 70 milionë dollarë në vit, që është 1% e buxhetit ë shtetit që është marzhi i gabimit të buxhetit. Kaq do fitojmë ne se s’kemi rafineri, e shkatërruam rafinerinë”, tha Soko.
Diskutime rreth kësaj post