“Dancing with the Stars”, do startojë shumë shpejt dhe shumë emra po qarkullojnë në shypin rozë në lidhje me konkurrentët e këtij edicioni por deri tani ende nuk ka një konfirmim nga autorët e programit.
Mirëpo, ditën e sotme, Arbana Osmani duket se ka konfirmuar në mënyrë indirekte konkurrenten e parë të “Dancing” dhe bëhet fjalë për Enxhi Nasufi.
Ka qënë një postim në Instagram që ka nxjerrë zbuluar moderatoren, përmes së cilit ka komunikuar me Enxhin.
Këngëtarja ka postuar një fotografi, teksa ka përgatitur një recetë të Arbanës dhe bashkangjitur ka shkruar: “Me cilësinë nuk ta marr dot por na torturove me ato “story””.
Arbana ka ripostuar fotografinë e Nasufit, ku bashkangjitur shkruan: “Ha moj Enxhi ha se ti do i djegësh, po unë ku t’i çoj“, duke nënkuptuar që këngëtarja mund të jetë një ndër pjesëmarrëset e këtij edicioni.
Enxhi ka qënë një emër mjaft i përfolur në media për pjesëmarrjen e saj në “Dancing” dhe duket se spekulimet mund të jenë konfirmuar aksidentalisht nga Arbana.
Diskutime rreth kësaj post