Për pak famë në rrjete sociale, një 25-vjeçari bllokoi qarkullimin e lirë për të bërë drift me makinën e tij, duke rrezikuar të bëhej burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, por dhe duke ndotur ajrin.
Por, videoja e publikuar në rrjetet sociale i kushtoi shtrenjtë.
Policia e Bulqizës arriti të identifikonte të riun Ermal Nasufi dhe ta shoqërojë në polici.
Më pas, u gjobit me 60 mijë lekë si dhe iu hoq patenta
Ndaj 25-vjeçarit, u ngrit akuza “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Ndotja e ajrit”.
Diskutime rreth kësaj post