Kryeministri Edi Rama ka dënuar sjelljen e një qytetari që shihet duke hedhur mbetjet në Golem. Kreu i qeverisë, teksa ka publikuar videon e qytetarit në fjalë, shprehet se sanksionet për këta ndotës duhet të rriten ndërsa përgëzon punën e policisë për vigjilencën e treguar ndaj akteve të krimit mjedisor.
Postimi i kryeministrit Rama:
“1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm🤮🤮🤮
Përgëzim dhe inkurajim i fortë për Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor👊“- shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post