Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e somte në lidhje me bashkëpunimin me deputetin Gazment Bardhi.
I pyetur nëse do e pranonte që Bardhi të ishte kandidat për kryeministër në zgjehdjet e vitit 2025, Berisha u shpreh se ai nuk frenon askënd të marrë pjkjesë në çdo garë të hapur në Partinë Demokratike.
“Të gjitha hipotezat mund të ngrihen, por Sali Berisha, kurrë nuk do të frenojë njeri, as Bardhin dhe cilido tjetër të marrë pjesë në çdo garë të hapur në PD. Ky është qëndrim i pandryshueshëm i Sali Berishës. Unë kam risjellë në këtë parti garën e vërtetë. Cilido eksponentë i Partisë Demokratike ka të drejtë të votohet për çdo post në Partinë Demokratike, i cili votohet. Ka një ndryshim si dita me natën midis PD sot dhe PS-së, ku nuk votohet asnjë zyrtar, ku nuk votohet asnjë, ku vetëm komunikohet. As në Partinë e Punës së Shqipërisë nuk ka ndodhur kjo. Edi Rama ka përjashtuar totalisht votën nga partia e tij.Unë jam i vetmi kryetar partie në Evropë dhe botë që kam deklaruar se pas fitores së zgjedhjeve nuk do të thotë automatikisht kryeministër, do të thotë një garë e dytë me kandidatë të tjerë për kryeministër, me anëtarë të tjerë nga ekipi. Më mirë pas zgjedhjeve. Para zgjedhjeve po të bëhet, të gjithë do votojnë Sali Berishën. Pas zgjedhjeve mund të ketë njerëz që mund të thonë doktori e solli deri këtu, tani preferojmë ndryshimin dhe ua jap të drejtën të votojnë si të duan”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post