Rreth 7 vite më parë, Flor Mumajesi dhe Venera Lumani u përfshinë në një diskutim në post-Kënga Magjike, ku kjo e fundit i kërkonte “llogari” artistit se përse “kishte futur muzikës turbo folk në tregun shqiptar”.
Ishte Flor Mumajesi i cili risolli në vëmendjen e publikut këtë debat mes tyre.
Bashkangjitur me video-n e debatit, Flori shkruan: “Eshtë faji im? Apo cështje kohe” dhe nëse po vrisni mendjen pse kantautori ka zgjedhur ta postojë pikërisht tani këtë moment është për t’i kthyer përgjigje “me fakte” Venerës, duke vënë në fund të video-s këngën e saj të fundit dhe disa projekte të tjera, ku duket edhe përdorimi i muzikës që ajo vetë e paragjykojë në këtë klip.
Së fundmi e ftuar në “Good morning Albanians”, Venera ka dhënë sqarimin e saj.
“Nuk më duket etike nëse flasim pa qenë të gjithë prezent në tavolinë, por që nuk reagova sepse nuk më pëlqen që artistët të grricen me njëri tjetrin nga Instagrami, nga rrjetet sociale. Mendoj se do të ishte shumë më e drejtë, shumë më e bukur që në një moment që do të jemi të gjithë bashkë ta diskutojmë sepse është diskutim shumë i mirë. Mua asnjëherë nuk më ka joshur vëmendja nga gërricjet në Instagram.
E pyetur nëse ajo vetë ka shkuar drejt rrymës tallava, për të cilën debatoi me Mumajesin, Lumani u përgjigj: “Mendoj se njerëzit e keqkuptojnë, ose nuk e dinë fiks se çfarë do të thotë tallava dhe zhanere të tjera, por kjo duhet shpjeguar nga ne artistët. Kam përshtypjen që ka qenë një periudhë jo e mirë e Florit kur të gjithë e sulmonin për muzikën që ai bënte në atë kohë dhe më duket që si për inerci edhe pyetja ime ka marrë një konotacion të gabuar. Unë s’e kam sulmuar asnjëherë, jam shumë e vogël para Florit, para muzikës së tij dhe kam përshtypjen jam përzier edhe unë aty, por pyetja ime ka qenë shumë naive dhe si të thuash për të kërkuar një lloj këshille dhe mendoj që është gabuar, me siguri, edhe për shkak të artikulimit të gabuar sepse ka qenë dukshëm naiviteti i një artisti shumë të ri”.
Ajo sqaroi se këshillën e Florit asokohe e ka marrë dhe e ka implementuar në karrierën e saj për të arritur këtu ku ka arritur.
Diskutime rreth kësaj post