Projekti i suksesshëm i “Dancing With The Stars” që ka mbajtur një audiencë të lartë të gozhduar pas ekranit sezonin e shkuar, do të startojë së shpejti në ekranin e televizionit Top Channel.
Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbizz-it.
Megjithëse janë përfolur shumë emra të njohur, akoma nuk është bërë publik asnjë nga konkurrentët, të cilët do të jenë surprizë për të gjithë shikuesit.
Ndërkohë juria e “Dancing With The Stars”, përbëhet nga një panel me profesionistë dhe personalitete të ekranit shqiptar.
Mëngjesin e kësaj të premte është bërë i ditur kryetari i jurisë. Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, do të jetë kryetari i programit të kërcimit. Këtë e ka zbuluar vetë ai teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”.
Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” u shpreh se është “kënaqësi që të rikthehesh në ekranin e Top Channel me një produksion të tillë, ku gjërat janë të kopsitura mirë”.
Ndërkohë kujtojmë se një vit më parë kryetar i jurisë ishte balerini i njohur, Kledi Kadiu.
Diskutime rreth kësaj post