Teksa shumë prej turistëve janë ndarë shumë të kënaqur nga pushimet në vendin tonë, duket se një nuk ka mbetur edhe aq. Është fjala për influencuesin portugez, Ricardo Martins Pereira. Ky i fundit ka bërë një postim në profilin e tij, ku shprehet se në Shqipëri nuk po gjen dot asnjë vajzë të bukur. Ricardo ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar nëpërmjet një lidhjeje me Skype në “Wake Up”, ku u pyet më shumë rreth kësaj deklarate.
“Ishte një shaka. Nuk e publikova në platformat e mia. Ishte një kanal privat i cili shërben si një alter-ego e imja. Aty bëj gjithmonë shaka apo ngacime me ndjekësit e mi, sepse aty nuk mund të përgjigjen. Unë kam qenë i martuar me një personalitet të njohur televiziv në Portugali, por jam ndarë. Dhe jam ‘single’ që nga viti 2020 dhe njerëzit më pyesin gjithmonë se kur do të zë një të dashur.”
Si e ka pritur ai reagimin në Shqipëri pas këtyre komenteve?
“Isha i surprizuar. Nuk e dija se do t’i shihnit ato komente në Shqipëri. Kisha shkruar shumë gjëra të mira për Shqipërinë por askush nuk kishte shkruar për këtë. Të gjithë u morën vetëm me këtë shaka. Kam marrë shumë mesazhe nga vajzat shqiptare, jo dhe aq të bukura.”
Po tani çfarë mendimi ka për vajzat shqiptare?
“Vajzat janë shumë inteligjente, dhe jo vetëm vajzat por edhe djemtë. Shqiptarët janë shumë intersantë, janë shumë të sjellshëm. Kjo është e rëndësishme. Nuk po them që nuk ka vajza të bukura në Shqipëri, por mbase po shikoja në drejtimin e gabuar.”– shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post