Rreth dy javë më parë, Luiz Ejlli bëri bujë në rrjetet sociale pasi më në fund profili i tij në “Instagram” u verifikua. Por kjo nuk zgjati shumë pasi pak ditë më parë “tick-u” blu iu hoq. Këngëtari i njohur ka bërë reagime të shumta në “Instagram”, ku fillimisht u shpreh se nuk e ka problem që nuk e njeh ky rrjet social, pasi e rëndësishme për të është se e njeh publiku.
Madje ditën e sotme Luizi postoi një video në “Instastory” ku zbuloi një ‘telefonatë’ me Mark Zuckerberg. Me humor, ai shprehet se i ka kërkuar falje dhe tani “tick-un” do ia bëjë gold.
Por nuk qenka vetëm fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” që ka probleme me “Instagram”-in. Duket se edhe ‘fanpaget’ e tij po sulmohen. Këtë e ka zbuluar vetë Luizi përmes një postimi në “Instastory” ku shkruan:
“Më vjen keq që fanpaget që më mbështesin mua po sulmohen sepse me mua nuk ja dalin dot, njëlloj sikur Kiara në Big”.
Diskutime rreth kësaj post