Përballja me Çekinë ka ndezur motorët e futbollistëve kuqezi, me qëllimin për të dhënë maksimumin në fushën e lojës, si dhe për të siguruar pikët e nevojshme që do ti jepnin vazhdimësi ëndrrës për një kualifikim në Europianin “Gjermani 2024”.
Megjithatë, ndaj çekëve nuk pritet të jetë e lehtë, të cilët vijnë me synimin për të hipotekuar vendin e parë. Në anën tjetër, statistikat janë ato që mund të trembin skuadrën tonë, e cila deri më sot nuk ka mundur të koleksionojë tri fitore rradhazi në kualifikuese.
A do të ndikojë kjo për të rritur presionin te djemtë në prag të ndeshjes? Gjithçka pritet të luhet në fushë, duke nisur nga ora 20.45.
Diskutime rreth kësaj post