Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa zgjedh prej disa vitesh tashmë bregdetin e jugut të Shqipërisë për të kaluar pushimet gjatë verës.
Dua është një promotore e madhe trojeve shqiptare si dhe ka dhënë një ndihmë të konsiderueshme për artistët shqiptarë për të arritur suksese më të mëdha.
Tashmë nuk është sekret se Dua Lipa është pronare e një vile në një resort në Sarandë, por sipas gazetares Klotilda Harka, Dua planifikon të blejë edhe prona të tjera në jug.
Harka pretendon se Dua Lipa do të investojë në plazhin e Jalës.
“Duket se ajo po e shtrin territorin edhe më shumë në jug të Shqipërisë sepse ka ardhur dy herë këtë verë pasi është duke parë për të blerë disa vila të tjera luksoze, kësaj here në një tjetër plazh, në Jalë. Po investon në Jalë dhe kjo është arsyeja përse po vjen më shpesh dhe duket sikur do ketë rezidencat e saj në çdo bregdet të jugut deri tani”, tha gazetarja në emisionin te Rudina.
Diskutime rreth kësaj post