U ndanë, u lidhën, u zunë, u pajtuan këto kanë qenë top fjalët sa i përket lidhjes së dikurshme të reperit Stresi me Keisin, ish-partneren e tij.
Ndonëse marrëdhënia e tyre ka patur uljet dhe ngritjet e veta reperi në asnjë moment nuk ka kursyer deklaratat e dashurisë për Keisin dhe ka treguar se sa e rëndësishme është ajo për të duke theksuar se vendin e saj s’do e zërë askush.
Mirëpo, përmes një fotoje të postuar së fundmi reperi na ka treguar krejt të kundërtën. Si duket ai ka lënë pas të shkuarën e tij dhe ka filluar një kapitull të ri akoma dhe më special, me një tjetër vajzë në krah.
Në foton e postuar Stresi shihet teksa puthet me vajzën misterioze dhe krah fotos shkruan: Sonte ishte nata ime më speciale, ndër vite.
Për një moment menduam se mos ndodshta vajza në krahët e reperit ishte Keisi. Por, nga një vështrim i shpejtë në llogarinë e bukuroshes në Instagram, pamë se mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë në një tjetër vend dhe si duket me një tjetër person, pasi nga fotot e postuara shihet një ambient romantik, me trëndafila.
Si duket kësaj here mund të themi me plot gojë që tenelovela Stresi-Keisi ka përfunduar!
Diskutime rreth kësaj post