Në prezantimin e librit në gjuhë angleze me titull “The electoral farce of May 14, 2023 In Albania” në fokus të së cilës, sipas PD-së qëndrojnë faktet mbi manipulimin e zgjedhjeve, kryetari i PD-së ka bërë thirrje për protesta.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka thënë se ky libër është një kushtrim për të gjithë shqiptarët, dhe i fton që të ngrihen për të larguar kryeministrin Rama nga pushteti, të cilin e cilëson “armiku më i egër i votës në historinë e vendit pas Enver Hoxhës”.
Sali Berisha: Ky libër është një kushtrim për të gjithë shqiptarët. 600 mijë shqiptarë pranuan të votojnë të lirë kundër Edi Ramës. Ky libër është një kushtrim për t’u ngritur. 600 mijë kanë votuar si idealistë. Janë të ftuar ta lexojnë këtë libër. Rama është shndërruar në një sundimtar të urryer të shqiptarëve që nuk i lë të jetojnë. Rama ka vetëm një qëllim, pasurimin e tij dhe familjes së tij. Të ngrihemi, një shoqëri që nuk ngrihet, ajo humbet. Ftoj qytetarët shqiptarë që e cilësojnë votën të shenjtë për lirinë e tyre dhe për shtetin ligjor, të ngrihemi derisa të largojmë nga pushteti armikun më të egër të votës në historinë e këtij vendi pas Enver Hoxhës.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post