Ilir Meta i është përgjigjur sot interesit të medias, lidhur me faktin nëse do të marrë pjesë apo jo në tryezën e iniciuar nga Gazment Bardhi, me deputetë të opozitës, të cilës iu bashkua edhe Sali Berisha.
Meta u shpreh se deputetët e partisë së Lirisë kanë qenë gjithnjë një vijën e parë të ballafaqimit me regjimit, ndërsa vuri theksin në unifikimin e opozitës.
“Besoj se deputetët e PL kanë qenë gjithnjë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimit në parlament edhe kudo. Është e rëndësishme që të 63 deputetët e opozitës t’i përgjigjen asaj kërkese që kanë bërë ata të cilët i kanë votuar në zgjedhjet e 2021 dhe të ndalojnë cdo lloj komukimi me këtë regjim i cili investimin më të madh e ka bërë për të përcarë opozitën për të blerë segmente të caktuara të saj dhe për të përjetësuar këtë regjim kleptokratik që është në kurriz të të gjithë shqiptarëve.” u shpreh Meta.
Lidhur me rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD, Meta tha se në demokraci është shumica që tregon legjitimitet.
“Në demokraci ju e dini shumë mirë se është vota, shumica që tregojnë legjitimitet kur ka një diskutim. Për mua e rendësishme është unifikimi i opozitës dhe dhënia fund e cdo komunikimi me regjimin.” vijoi me tej kreu i PL.
Diskutime rreth kësaj post