Dhurata, e bija e të kryetarit të Zubin Potokut Izmir Zeqiri, mori si dhuratë nga babai i saj postin e drejtoreshës së Kulturës.
Si argument, Zeqiri tha se qe i detyruar ta bëjë për shkak të mungesës së njerëzve për të formuar qeverisjen komunale. Madje, duket që ishte pak sfidë se ku të vendoset Dhurata, për të cilën thotë se ka të drejtë ta emërojë si staf politik.
Nëse analizohen lidhjet familjare, Zeqiri pohon për Klan Kosovën se shumicën e punëtorëve komunalë i bie t’i ketë të afërt, pasi sipas tij, krejt fshati Çabër janë farefis mes vete.
Kryetari shtoi se punën me emërimet politike në kabinet i përfundoi, e se tani po pret koordinim edhe me Ministrinë e Pushtetit Lokal për hapjen e konkurseve për 200 punëtorë si staf civil.
Diskutime rreth kësaj post