Rreth 50% të shpenzimeve të qytetarëve të Kosovës u përdorën që këta të fundit të udhëtojnë në Shqipëri. Sipas një raporti nga Banka Qendrore e Kosovës, shpenzimet për udhëtime jashtë vendit u rritën këtë vit me 18%.
Deri në qeshor të këtij viti, qytetarët e Kosovës shpenzuan 58.9 milion euro për të udhëtuar, 18% më shumë se një vit më parë. Nga këto, 46% u shpenzuan për të udhëtuar në Shqipëri, pra rreth 27 milionë euro.
Sipas raportit të bankës mbi bilancin e pagesave, vetëm gjatë qeshorit, shërbimet e udhëtimeve kanë arritur vlerën e 141.3 ml euor, 7% më shumë nga një vitë më parë, të cilat ishin 132.3 euro.
Nga totali i shënuar, 90% e këtyre shepenzimeve, pra 126.6 milionë euro, vijnë nga diaspora. Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, kjo e fundit ka shpenzuar këtë vit për udhëtime 15% më shumë.
Shifrat dëshmojnë se çdo vit e më shumë, qytetarët e Kosovës zgjedhin destinacionet e bregdetit shqipatr si të preferuarat e tyre për të kaluar pushimet verore.
Diskutime rreth kësaj post