Pas mbledhjes së përbashkët mes 43 deputetëve të opozitës, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se mesazhi i takimit të ditës së sotme është “Opozita parlamentare është bërë bashkë për të ndërtuar një axhendë të unifikuar”.
Gjatë fjalës së tij për mediat, Bardhi ka deklaruar se ftesa e tij për Lulzim Bashën dhe për çdo opozitar tjetër është që t’i rikthehet misionit të tij si opozitar, teksa ka apeluar që cilido të reflektojë për momentin në të cilin ndodhet Partia Demokratike.
Gazment Bardhi: Nga sot, do të kenë në Parlament një qëndrim të unifikuar. Ftesa ime për Bashën dhe cilindo tjetër është që t’i rikthehet misionit si opozitar. Apeli im është që cilido të reflektojë për momentin në të cilin ndodhet opozita. Ndasitë apo qëndrimet e ndryshme për çështje të ndryshme, secili deputet është në lirinë e tij. Kundër kundërshtarit tonë të përbashkët, ne të mos kemi diferenca. Të përqëndrohemi sot tek kjo mbledhje e rëndësishme e opozitës. Mesazhi sot që duhet t’i përcjellim qytetarëve është që po, opozita nga sot ka një axhendë të unfikuar kundër qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës. Sot nuk është përmendur asnjë emër përveç kundërshtarit tonë, Ramës. Kemi ndërtuar axhendën tonë të përbashkët paralamentare dhe asnjë individ nuk ka asnjë mundësi që të pengojë opozitën që të bëhet funksionale. Kjo mbledhje kishte vetëm një mesazh: Opozita parlamentare është bërë bashkë për të ndërtuar një axhendë të unifikuar.
I pyetur nga gazetarët nëse do të zhvillohen sërish takime të përbashkëta mes deputetëve të opozitës, Bardhi dha këtë përgjigje: Po, do të ketë takime të përjavshme në këtë format, është javën e ardhshme përpara seancës plenare.-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post