Marsela Pushani, e cila akuzohet për vrasjen e motrës së saj, Amanda Pushani do të dalë sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, më 2 shtator.
Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amandës si natyrale, por autopsia zbuloi se kishte humbur jetën pas një goditjeje me thikë.
Marsela në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.
Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike.
Edhe e ëma, njësoj si Marsela deklaroi se Amanda pinte dhe shpesh i dhunonte dhe kërcënonte.
Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës.
Diskutime rreth kësaj post