Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Aasamblenë Kombëtare të PArtisë Socialiste, theksoi se ai beson se Shqipëria do të bëhet dhe këtë do ta bëjë vetëm Partia Socialiste.
Ai theksoi se nëse nuk do të besonte që ky vend bëhet, nuk do t’i zinte vendin Fatos Nanos, dhe se nuk do të duronte baltën e hedhur mbi të dhe familjen e tyre.
“Nuk e disa pre jush këtu mendojnë se ky vend bëhet, dhe këtë vend o e bënfuqia e PS, ose nuk e bën ose e zhbën asnjë forcë tjetër e organizuar në këtë vend, dhe çdo individ që Shqipërinë e sheh si jorgan për tu djegur kur ju pickon pleshti. Ajo që unë di me siguri apsolute është se po të mos e besoja që ky vend bëhet, e po të mos e shikoja me sy hapur ëndrrën e Shqipërisë europiane as nuk do hyja në politikë, e as do ti zija vendin atij, as do mbaja mbi kurrizë e fytyrë më shumë baltë se të gjithë ju bashkë, e as do ta përballoja dot një ditë të vetme, baltën e zezë të gojëve të palra prej 111 vjetësh mbi të vdekurit e të gjallët e familjes time, e nuk do i kisha hyrë detit nëkëmbë, për të nxjerrë matanë një reformë të vërtetë në drejtësi”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post