“Po të mos e shikoja me sy hapur ëndrrën e Shqipërisë evropiane, as nuk do të kisha hyrë në politikë me ftesë të liderit historik të PS, as nuk do të isha përpjekur të zija vendin e tij. Thuajse 20 vjet më shumë baltë sesa të gjithë ju bashkë për të qëndruar në krye si lideri juaj dhe as do të përdorja dot një ditë të vetme baltën e zezë të gojëve të palara prej 11 vjetësh mbi të vdekurit dhe të gjallët e familjes time dhe kurrë s’do t’i kisha hyrë detit në këmbë për të ecur kundër erës mbytëse të historisë duke këmbëngulu…e cila të mos përfundonte në gojën e peshkaqenëve dhe peshkataravë të ujërave të zeza të traditës së vjetër anti drejtësi, siç kanë përfunduar gjasme reformat e drejtësisë nga 100 vitet parardhëse….
Prandaj iu lutem ma dëgjoni shumë mirë këtë, ju edhe gjithë socialistët që janë shumë pak që qarkullojnë atë fjalën e neveritshme ‘Rama të lëshon dhe nuk të mbron’. Lam një përgjegjësi të madhe morale, më të madhen nga të gjithë ju padiskutim por a e dini se cila është përgjegjësia ime morale, as të skuqem, as të kërkoj ndjesë dhe të zmbrapsem pse dikujt që i besoj një detyrë në frontin e betejave të përbashkëta sepse vetëm së bashku mund ta ngjisim Shqipërinë në atë majën ku e meritojnë fëmijët e gjithë shqiptarëve, i merr mendjen pushteti dhe paraja dhe tradhton jo vetëm besimin tim dhe tuajin por flamurin e të gjithë stërgjyshërve dhe bebeve të këtij vendi dhe të PS, të cilin pastaj sipas mendimit të mbrapshtë që qarkullon se Rama të lëshon, pasi njeri e ka përdorur flamurin e PS si maskë për të vjedhur ne të tjetër u dashka ta përdorim edhe si letër higjienike për t’ja fshirë bajgat e korrupsionit me dorën e partisë. Jo, jo dhe jo. Përgjegjësia ime morale është që të mos lë dy gurë bashkë brenda kësaj familjeje politike dhe jashtë kësaj, që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë, pavarësinë dhe fuqinë që i duhet për ta ndëshkuar pavarësisht nga ngjyra apo madhësia çdo lloj këlyshi të atij soji të vjetër dhe të ulët politik që e ka mbajtur drejtësinë e këtij vendi si qen të lidhur me zinxhirin e pushteitt të politikës për 100 e kusur vjet me radhë.”, theksoi Rama mes të tjerash.
Diskutime rreth kësaj post