Njoftimi i Kuvendit se Lulzim Basha është edhe kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka sjellë reagime nga deputetët demokratë që nuk e mbështesin më atë.
Ferdinand Xhaferaj dhe Edi Paloka thanë se Basha nuk është zgjedhur sipas rregullores, madje duke hedhur akuza në drejtim të tij se është i zgjedhur nga socialistët.
“A mund të na sqaroni, sepse është hera e parë që po ndodh kjo. Ju na propozuat që Kuvendi do të votojë midis Çuçit dhe Bashës se kush do zgjidhet kryetar i grupit të PS sepse jam shumë konfuz”, tha Xhaferaj duke sjellë edhe reagimin e Bashës, i cili është nxirë në fytyrë.
“Dua t’ju vë para një situatë të tillë, nëse nesër unë mbledh 2000 veta në një sallë dhe e quaj atë Kuvend të PS, zgjidhem vetë kryetar, sekretar, nënkryetar e të tjera me ar mbrapa dhe vij në parlament dhe ju sjell një letër dhe ju them që jam kryetar i grupit të PS-së, kuptojeni kështu këtë situatë dhe mos u bëni qesharake bashkë me ata që e kanë marrë përsipër që të bëhet qesharak”, tha Paloka.
Diskutime rreth kësaj post