Roland Bejko, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, që mesa duket dhe këtë shtator do të ketë zhvillime, ku në një intervistë televizive, Bejko nënvizoi se Berisha nuk mund të bashkohet me PD, pasi njëherë këtë forcë politike e mori me dhunë.
Më tej, ai theksoi se nëse Berisha do të bëhet bashkë me PD kundër Ramës, ku do të konsiderohet imoralitet politik dhe shqiptarët nuk e duan këtë gjë.
“PD është vetëm një, zhviloloi kuvendin e saj dje dhe kjo është ngjarje e madhe. Pastaj se ku do ta gjejë vendin një apo një politikan tjetë, kjo nuk është ngjarje për shqiptarët, janë thjesht interesat personale të një individi. Të bësh kapërcime të tilla nga një qëndrim ekstrem dhe të bashkohesh me një pjesë që e ka marrë përdhunshëm PD dhe selinë e saj, natyrisht ky është imoralitet politik.
Nëse Berisha do të largohej nga ai grupim dhe nuk do të vazhdonte të mbante peng një pjesë të mirë të demokratëve, natyrisht që ne të gjithë jemi për bashkim. Mungesa e konsistencës e ka marrë në qafë politikën shqiptare. Në PD nëse është Berisha ka imoralitet politik dhe kështu nuk mund dot Edi Rama. Shqiptarët nuk janë budallenj që të votojnë një bashkim në imoralitet politik për shkak të disa vendeve që duan te gjejnë individët në zgjedhjet e ardhshme të 2025”,- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post