Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, ku motra vrau motrën pas një sherri në familje, 37-vjeçarja Amanda Pushani, u godit me thikë në trup nga motra e saj 40-vjeçare Marsela Pushani.
Autorja e krimit deklaroi para policisë se e bëri për vetëmbrojtje, pasi 37-vjeçarja kishte kërcënuar atë dhe nënën nën efektin e alkoolit.
Marsela ka thënë gjithashtu, se zënka mes tyre erdhi pasi ajo dhe nëna i kërkuan Amandës të hiqte dorë nga alkooli, por kjo e fundit i ka kërcënuar me thikë në dorë.
Ndëkrohë, nëna e dy vajzave ka deklaruar në polici se e bija e saj 37-vjeçare, shpesh kërcënonte dhe pronarët e marketeve duke ju kërkuar pije alkoolike pa lekë, duke ju thënë se nëse nuk ua japin, atëherë do t’u shkatërronte makinat.
Jashtë kamerave, vetëm një prej shitësve të marketeve të lagjeve ka folur për gazetarët, i cili ka pohuar se viktima kërkonte të merrte pije alkoolike pa lekë, por ka shtuar se nuk e ka kërcënuar asnjëherë.
Madje ai është shprehur se edhe babai i viktimës, sipas tij, ka ndërruar jetë nga konsumimi i tepërt i pijeve alkolike.
Diskutime rreth kësaj post