Partia Demokratike është futur në një tjetër përplasje, sepse Kuvendi Kombëtar i mbledhur ditën e djeshme, ka miratuar listën e re të Këshillit Kombëtar, e cila përbëhet nga rreth 328 anëtarë.
Teksa Basha i ka mbyllur derën çdo përpjekjeje për Bashkim me grupin e Berishës dhe ka larguar nga lista të gjithë besnikët e tij, Gazment Bardhi, ka thirrur të martën një takim me deputetët e opozitës, ku kërkon bashkim dhe unifikim të aksionit opozitar përballë qeverisë.
Në listën e anëtarëve të Këshillit do të jenë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dy anëtarë Kryesie në detyrë, 30 deputetë dhe 68 Anëtarë të kolegjit të kryetarëve në detyrë.
Ndërkohë, sipas ndryshimeve të statutit janë larguar nga Këshilli ish-presidentët dhe ish-kryetarja e Kuvendit.
Ditën e shtunë, Lulzim Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD, ku në mbledhje u miratuan të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, e ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Lulzim Basha, njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar.
Diskutime rreth kësaj post