Një punëtor 26-vjeçar, nga Egjipti, është transportuar në spital pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia në Tiranë, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali II”, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar.
Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post