Aksidenti i rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në Kavajë, i ka marrë jetën një 6-vjeçari, i cili nuk ka mundur t’u mbijetoje plagëve të marra.
Ndërsa, në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit që përplasi të miturin.
Njoftimi:
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 25-vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volksëagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post