Data 1 Shtator është shumë e veçantë për familjen e Arbanës dhe Eduartit, ku një vit më parë erdhi në jetë vajza e tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Zoi.
Për këtë ditë speciale, Arbana vendosi që të na zbulonte disa foto të adhurueshme me vogëlushen, Eduartin dhe djemtë.
Ata pagëzuan Zoin në kishë dhe e gjithë familja ishte aty.
Përkrah fotove, Arbana ndau dhe disa fjalë zemre për të voglën e saj që e cilëson si ‘ëngjëll’.
“Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”.
Diskutime rreth kësaj post