Mëngjesin e kësaj të shtune, një banesë në katin e tretë të një pallati 5-katësh në lagjen ’15 tetori’ në Fier është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës, ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba duke alarmuar jo vetëm familjarët, por edhe banorët e zonës.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Diskutime rreth kësaj post