Ditën e sotme, Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar në orën 10:00, në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’, ku kryetari i PD Lulzim Basha, përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.
Mësohet se në çelje të Kuvendit, fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj, pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij për gati 1 orë kreu i PD, Lulzim Basha.
Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore dhe fillimisht do të jetë Komisioni i Ndryshimeve Statutore që do sqarojë ndryshimet e bëra, ndërsa në vijim do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët.
Po ashtu, do të votohet Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të mbahen fjalime të hapura, njëkohësisht edhe do të votohet.
Kuvendi isotëm, nuk do të thërrasë 7646 delegatët që ky organ i PD kishte përpara ndarjes së demokratëve.
Listat, sikurse ndodhi me Këshillin Kombëtar do të pastrohen nga berishistët dhe me rifreskimet e bëra në Kuvend, do të marrin pjesë rreth 5000 delegatë nga rreth 7000 që kanë qenë.
Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës, ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA, të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.
Me sa duket edhe ky Kuvend, do ta thellojë edhe më tej ndarjen e PD në dy kampe mes Berishës dhe Bashës.
Diskutime rreth kësaj post