Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të projektit për ndërtimin e Akademisë së ekipit anglez të futbollit, Manchester City-t në qytetin e Durrësit.
“Projekt ideja e Akademisë së Manchester City-t në Durrës”, shkroi Rama në Facebook.
Pak muaj më parë, Rama udhëtoi në Britani, i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, për të nënshkruar një marrëveshje me ekipin anglez.
Marrëveshja parashikon ndërtimin e një Akademie të Futbollit të të rinjve, aty ku do të evidentohen dhe trajnohen talentet shqiptare në futboll, që më pas kjo skuadër prestigjoze të mundë t’i përdorë si asete të saj.
Diskutime rreth kësaj post