Një stuhi brutale breshëri në landin e Bavarisë në Gjermani shkaktoi dëme të pazakonta në kafshë dhe shpendë.
Sipas gazetës BILD, breshëri kishte një madhësi sa topat e tenisit dhe vrau edhe kafshë të mëdha.
Të paktën 18 drerë dhe sorkadhe u gjetën të ngordhura në një distrikt.
Madje edhe një kalë ra viktimë e breshërit. Plagët që mori ishin kaq të rënda, sa nuk i përballoi dot.
Banorët e zonës thonë se kurrë në jetën e tyre nuk kanë parë një breshër të tillë. Ai vrau edhe të paktën dy mace.
Ndërkohë dëmet më të mëdha i ka shkaktuar te zogjtë, sidomos speciet e egra. Breshëri ka vrarë edhe disa zogj të mëdhenj, siç janë lejlekët.
Diskutime rreth kësaj post