Loredana është një nga artistet shqiptare më të ndjekura në Instagram. Ajo numëron në këtë rrjet sociale 3.2 milionë ndjekës dhe është goxha aktive dhe shpesh ndan me ndjekësit detaje nga jeta e përditshme.
Gjithsesi, së fundmi ajo ka hapur edhe një Instagram privat për njerëzit e saj të afërt. Aktualisht në Instagramin e ri ajo ka 25 ndjekës dhe ndjek 28 persona. Mes personazheve publike që e ndjekin në këtë adresë janë i dashuri Karim Adeyemi, Blerim Destani dhe Yll Limani, e sigurisht llogaria e të bijës Hanës, që menaxhohet nga ajo vetë.
Në foton e profilin ajo ka vendosur një foto me futbollistin teksa në Bio shkruan: “Jeta ime është e çmendur”. Aktualisht, llogaria ka vetëm një postim.
Kujtojmë se pas konfirmimit të lidhjes me futbollistin 21 vjeçar, Karim Adeyemi, artistja është në qendër të vëmendjes tashmë.
Që pasi e bënë lidhjen e tyre publike ata shpesh herë ndajnë me fansat momentet e tyre së bashku.
Diskutime rreth kësaj post