Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet ende në reanimacion dhe gjendja e tij paraqitet stabile. Kështu raporton ‘Reporttv’ për gjendjen e Nanos, i cili ndodhet për më shumë se 1 javë i shtruar në spital.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i akordoi Nanos medaljen e mirënjohjes publike, si dhe kërkoi nga të gjithë që të luten për të, i cili është duke luftuar për jetën.
Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.
Diskutime rreth kësaj post