Avokatja e Alma K, 40-vjeçarja e cila ishte në videon intime të Safet Gjicit ka folur sot për mediat. Alma K ka kërkuar sot ndryshim mase, ndërsa seanca është shtyrë për një datë tjetër në mënyrë që Prokuroria të depozitojë të gjitha hetimet që janë kryer deri tani. Avokatja në fakt thotë se nuk ka asnjë qëndrim ndryshe nga klientja e saj megjithatë u shpreh se do të ketë të dhëna të reja në të ardhmen.
“Gjykata e shtyjë për një datë tjetër ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë arrestin në shtëpi ose do ndryshojë masë.
Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit.
Korrupsioni aktiv nuk kemi, nuk ekzistojnë. Jemi të detyruar të bëjmë pjesë në fazën e hetimit, s’kemi bërë asnjë ndryshim deri tani.”– tha avokatja.
Diskutime rreth kësaj post