Hygerta Sako ka fituar kurorën e më të bukurës shqiptare dhe 28 vite më pas ajo ka mbetur në sytë e publikut. Por, cili është sekreti dhe a është “tunduar” moderatorja nga doktori plastik? Në një intervistë për Newsbomb, Hygerta ka treguar se është kundër operacioneve plastike dhe e ka dashur gjithmonë vetën ashtu si dhe është. Ajo ka dhënë një mesazh edhe për vajzat që kryejnë ndërhyrje.
”Ne kemi qenë misse të ndryshme në atë kohë shumë të papërpunuara, shumë bio në kuptimin e plotë të fjalës, mundësitë i kishim shumë të pakta, sigurisht kemi evoluar dhe ne me kohën. Ndoshta kjo kohë që ka ardhur ku ka shumë mundësi na ka gjetur në një moshë më të pjekur më të avancuar, por e rëndësishme për mua është të zgjedhësh të jesh bio sepse bukuria është identitet pra nëse quhesh e bukur që në fillimet e tua je quajtur për këta sy, për këtë hundë, për këtë buzë, trup për ato defekte që ke. Kështu gjithmonë kam qenë me parimin që dua të jem vetvetja edhe me defektet e mia dhe nuk është se kam pak.
Sepse kjo është Hygerta, një Hugertë me buzë të fryra ose me një hundë tjetër nuk do të ishte më Hygerta origjinale por një Hygertë tjetër. Sa i përket vajzave që përzgjedhin të shkojnë në kirurgët plastikë unë them se është kompleks. Nuk ndjehen mirë me veten e tyre dhe mendojnë që të përmirësohen. Kjo pastaj është zgjedhja e tyre, nuk i gjykoj, nuk jam dakort por sigurisht secili zgjedh të bëjë atë që do në jetë. Për mua është e rendësishme që me çdo defekt që kemi, në çfardolloj moshe që kemi të ndjehemi mirë me veten, ta pranojmë veten dhe sido që të jemi të ndjehemi të bukura. Këtu nuk po flas për vajza që kanë defekte që realisht mund ti ndikojnë në vetbesimin apo jetën e tyre. Në këtë rast jam pro që të behen ndryshime, por një vajzë e bukur që ja ka dhënë Zoti të bukur falë dhe gjenetikës dhe që të dojë të ndryshojë të bëjë operacione plastike për të qënë akoma më perfekte këtu nuk jam dakort. Për mua bukuria nuk është perfeksioni, janë ato defektet e vogla që të bëjnë ty origjinale, unike, për mua kjo është bukuria”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post