Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja, ka zbuluar detaje të reja nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Mësohet se në qendër të kësaj mbledhje do të jenë dy pika: zgjedhjet e 14 shtatorit për Bashkinë e Kukësit dhe ndryshimet statuore që do të bëhen.
“Mbrëmjen e sotme do të vendoset nëse PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shtatorit për bashkinë e Kukësit. Ky është një vendim që do të merret nga Lulzim Basha dhe nga anëtarët e tjerë të kryesisë.
Gjithashtu, mbrëmjen e sotme do të miratohen dhe ndryshimet statutore që do të bëhen dhe pritet që të miratohen në mënyrë finale në kuvendin që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 10:00”.
Sakaq, mësohet se ftesa për mbledhjen u është bërë dhe anëtarëve të grupit të Gazmend Bardhit.
“Megjithatë, pritet të shikohet nëse ata do të marrin pjesë. Me shumë gjasa ata nuk do të marrin pjesë sepse ata nuk e njohin 29 korrikun dhe gjithë zinxhirin më pas që zgjodhi Bashën në krye të PD”.
Diskutime rreth kësaj post