Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano është drejt përmirësimit, pas një javë shtrim në spital.
Burime për Albeu.com bëjnë me dije se gjendja e tij është stabël dhe i janë përmirësuar parametrat e oksigjenit.
Ish-kryeministri ndodhet i shtruar në spitalin “Hygeia” prej së enjtes së 24 gushtit, pasi u mor me ambulancë nga banesa e tij, pas problemeve me frymëmarrjen.
Fatos Nano, 71 vjeç, ka qenë 3 herë kryeministër i Shqipërisë. Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë u shkëput nga politika në vitin 2005.
Ai ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post