Një nga projektet e reja kinematografike i cili pritet të jetë në kinematë tona në fund të këtij viti, është filmi “5 herë jo”.
Bora Zemanin dhe Donald Veshaj kanë nisur xhirimet e nuk kanë munguar as fotot në rrjetet sociale. Por, përmes fotove që qarkulluan në rrjet, u aludua se një nga personazhet që do të jetë pjesë e kastit të aktorëve është këngëtarja Semi Jaupaj.
Ndërkohë që ditën e sotme një tjetër emër ka qarkulluar!
Sipas “Kryefjala”, aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj do të jetë pjesë e filmit. Sipas burimeve ai është parë në sheshxhirimin e filmit, pranë ambienteve të Top Channel. Ende nuk dihet roli që ai do të ketë.
Ndërkohë, ne jemi në pritje të zbulimit të detajeve të tjera!
Diskutime rreth kësaj post