iPhone me të vërtetë ka veçori të mahnitshme dhe teknologji të lartë, por duhet të pajtohemi se këto veçori që i ka – ndoshta jo të gjitha – gjenden edhe në rivalët e tij.
Por, çfarë e bëri kaq të suksesshëm?
Në fushën e veçorive, iPhone ka shtuar disa të reja të cilat rivalët e tij kanë ngecur pak, për të mundësuar kështu popullaritetin e tij.
Android, rivali më i madh Android ka probleme me sigurinë e dobët dhe përditësimet që i ngadalësojnë celularët duke i bërë klientët e zemëruar.
Lëvizjet e fundit të Apple kanë dhënë shenja se kompania do të bëjë gjithçka për t’i tërhequr këta klientë të zemëruar.
Është e dukshme se përdoruesit e Android gjithmonë do ta shohin iPhone-in si një alternativë, por kur një përdorues blenë një iPhone, vështirë se mund ta ndërrojë atë me Android.
Tim Cook, CEO i Apple, zbuloi fitimet në një konferencë këtë vit ku tha se tani 30% prej përdoruesve të tij janë ish-përdorues të Android, dhe pasi Apple ka shitur 48 milionë iPhone, kjo do të thotë se 14 milionë prej tyre ishin ish-përdorues të Android që blenë një iPhone.
Me veçorinë 3D Touch, Low Battery Mode dhe disa të tjera, Apple ka arritur që të bëhet kompania numër një e celularëve të mençur.
Diskutime rreth kësaj post