Greta Koçi mund të jetë në pritje të ëmbël për herë të parë! Madje, një pjesë e mirë e publikut jane të sigurtë për këtë gjë.
Shkak për këto aludime, janë bërë veshjet me të cilat këngëtarja është shfaqur në daljet e saj të fundit: Ato janë përgjithësisht sportive, të gjera dhe gjithmonë të shoqëruara me atlete.
Madje, nga videot që kanë qarkulluar në rrjet, në disa raste shihet edhe barku paksa i rrumbullakosur i këngëtares.
Megjithatë, ende nuk kemi asnjë reagim nga vetë Greta mbi këtë temë.
Kujtojmë që, pak kohë më parë, artistja foli për herë të parë rreth marrëdhënies dhe partnerit të saj. Ajo tregoi se po përjeton një romancë prej 4 vitesh. Sa i përket dasmës, Greta u shpreh në atë kohë se dëshiron të bëjë diçka simbolike dhe se shumë shpejti do ta shohim me fustanin e bardhë.
Këngëtarja gjithashtu tregoi se partneri i saj është shqiptar e punon si inxhinier dhe të dy jetojnë në Amsterdam, por nuk dha shumë detaje rreth tij pasi dëshiron ta mbajë jashtë vëmendjes publike jetën e saj private.
Diskutime rreth kësaj post