Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.
Pas daljes nga paraburgimi reperi ka shokuar ndjekësit e tij me deklaratën e fundit në Instagram, ku është shprehur se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika për shkak se feja islame e ndalon dhe se kërkon falje për tekstet e shkruara dhe këngët e tij, ku dhe dëshiron që ato të fshihen dhe askush të mos i dëgjoj.
Së fundmi duket se Fero e ka takuar vajzën e tij pas daljes nga paraburgimi dhe jo vetëm kaq. Duket se vajza e tij, Nina po ndjek hapat e të atit dhe po, pasi në një foto të postuar në Instastory, Nina shfaqet duke u falur.
Ama së fundmi të gjithë fansat janë befasuar pasi Fero dhe Arbenita janë filmuar së bashku duke ecur në një ambjent jashtë dhe duken shumë të qetë dhe vetëm me njëri-tjetrin. Kjo i ka bërë fansat të mendojnë se ndoshta ata mund të jenë pajtuar dhe kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë njëri-tjetrit duke hedhur pas krahëve gjithçka ose e gjithë kjo ishte një lojë për t’u përfolur në media.
Diskutime rreth kësaj post