Ashtu siç pritej, Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar me homologun e tij Albin Kurti menjëherë pas nisjes së Forumit Strategjik të Bled në Slloveni.
Në këtë video, ata shihen të ulur pranë njëri-tjetrit, ku i ndan vetëm një karrige bosh. Veç kësaj ata komunikojnë sëbashku duke qeshur.
Ky është takimi i parë i tyre pas anulimi të mbledhjes së dy qeverive më 14 Qershor.
Ky forum do të zhvillohet sot dhe nesër në Slloveni dhe përmban tre panele që do t’i referohen të ardhmes së Evropës dhe në lidhje me Partneritetin Lindor, Partneritetin Jugor dhe Ballkanin Perëndimor.
Diskutime rreth kësaj post