Ish-presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këto ditë të nxehta gushti t’i kalojë në ishullin e bukur Skiathos, Greqi. Ai është akomoduar në një hotel luksoz, “Elivi Hotel”, i ndërtuar në formë vilash.
Sipas burimeve të Gazetës Tema, kreu i Partisë së Lirisë ndodhet aty së bashku me familjen, duke shijuar freskinë e ishullit. Po sipas këtyre burimeve çmimi mesatar i një dhome kushton 630 euro.
Theksojmë se prej disa ditësh Meta nuk ka qenë aktiv në rrjetet sociale dhe as në konferenca për shtyp, siç bën ai zakonisht. Mesa duket Meta ka preferuar që të rrijë pak ditë larg politikës dhe të shijojë pushimet me familjen.
Diskutime rreth kësaj post