Fituesi i “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli, i ka vënë flakën ‘Instagramit’, pasi më në fund profili i tij i ‘Instagramit’ është verifikuar, pra ka marrë “tick-un” blu.
Këngëtari ka ndarë një postim me ndjekësit e tij në ‘Instastory’, ku ka shkruar: “Tani ja vura flakën Instagramit sepse e bëra tick-un blu. E ndërrova foton e profilit sepse nuk isha i njëjti me foton e pasaportës”.
Duke se tick-u blu i ka dhënë disa “privilegje” artistit, i cili përmes një videoje të publikuar, me shaka, ka shpjeguar se tani që ka profilin e verifikuar, nuk duhet të komunikoni drejtpërdrejt me të por me sekretaren e tij, e cila është Kiara.
“Nga sot e mbrapa nuk lejohet me të kontaktoni drejtpërdrejt me mua por bisedoni me sekretaren time“, (duke drejtuar kamerën nga Kiara), se unë kam “tick” blu tani”.
Gjatë kohës që ishte në “BBV”, Luizi nuk ia kishte idenë e përdorimit të rrjeteve sociale, por tashmë për këngëtarin është shndërruar në një mënyrë komunikimi me fansat e tij.
Diskutime rreth kësaj post