Në një intervistë për gazetën Kathimerini, kryeministri Edi Rama, ka folur në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kreu i qeverisë shqiptare u pyet për gjuhën e ashpër ndaj Belerit në fushatë, ku tha se nuk ndihet krenar për atë që ka thënë, por nuk ka lidhje me atë që ndodhi.
“Pata gjuhë të ashpër për shkak të disa deklaratave që ai bëri. Në fushatë kam thënë gjëra për të cilat nuk ndihem mirë, pasi kjo u lidh me atë që ndodhi Mësova për arrestimin e tij kur policia ishte në aksion. Telefonova policinë dhe thash çfarë është kjo. Ata më thanë se kemi arrestuar për blerje votash. U thash më mirë duhet të jeni të sigurt se çfarë po bëni dhe të keni prova”,– tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post