Turistët polakë që u helmuan në Vlorë, janë mesatarisht të Moshës 12-vjeç, ata erdhën nga Polonia për të parë bukuritë e Shqipërisë dhe përfunduan të helmuar.
Dyshimet paraprake janë për helmim nga ushqimi i konsumuar në anijen e quajtur “Black Pearl”, që të çon në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit.
Rezultatet e analizave për gjetjen e shkakut të helmimit të rreth 70 turistëve, që priten të dalin në ditët në vijim.
Për JOQ ka dëshmi se të rinjtë janë shprehur se; helmimi u ka ardhur pasi kanë konsumuar ujë çezme.
“Pershendetje, jam ketu me turistet e helmuar ne qytetin e vlores. Nuk jan helmuar nga ushqimi,madje ushqimi u kishte pelqyer. ata thon qe arsyeja pse gjenden ne te till gjendje shendetesore,eshte uji qe kan pir i cili ishte uj rubineti,dhe ne momentin qe kan konsumuar dreken, deti kishte dallge dhe kjo gje shkaktoi te till gjendje shendetesore.
Prinderit e mi kan farmacin ku turistet u ulen duke pritur autobuzin, dhe aty i pyeta cfar kishte ndodhur qe ndihmova dhe policin me perkthimin pasi spo kuptoheshin me njeri tjetrin”,-shkruan gruaja për JOQ.
Diskutime rreth kësaj post