Vendi ynë gjatë paradites, do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në zonat Lindore priten edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, do të vijojë moti edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Orët e para të mëngjesit dhe mesdita, do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore.
Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore, do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Por pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore të vendit.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash edhe gjatë ditës së enjte, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Jugore dhe Perëndimore.
Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore të MV.
Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit, regjistrojnë 14 gradë në Gostivar dhe në mesditë do të ngjiten deri në 36 gradë C në qytetin e Shkupit.
Europa
Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur, herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere.
Po ashtu vranësira, rrebeshe shiu si edhe breshëri, do të ketë brigjet Italiane si pasojë e temperaturave shumë të larta prej shumë ditësh.
Ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jetë dominante në Ishujt Britanikë, vendet nordike, Europën Jugore dhe atë Lindore.
Diskutime rreth kësaj post