“Fillova të marr frymë përsëri kur e dëgjova të qante”, kështu shprehet Mattia Aguzzi, 37-vjeç, një kalimtar i cili shpëtoi mrekullisht një vajzë 4-vjeçare, e cila ra nga ballkoni i shtëpisë së saj nga kati i pestë në Torino.
Nga të dhënat paraprake thuhet se vogëlushja është ngjitur në ballkon dhe ka rënë aksidentalisht, por po kryhen hetime për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa alarmin për rënien e vogëlushes nga ballkoni e dha një fqinj që jetonte në pallatin përballë.
Pikërisht kjo tërhoqi vëmendjen e kalimtarit i cili teksa pa vogëlushen nxitoi ta shpëtonte.
“Po kalonim në këmbë. Dëgjuam një djalë që bërtiste nga ballkoni i pallatit përballë i cili i tha të qëndronte pa lëvizur, por vajza ra! Kur u ktheva pashë Mattia që e kishte kapur”,- thotë Gloria Piccolo, e dashura e Mattia Aguzzi.
“Ai ra në gjunjë“! “Ajo filloi të qante dhe në atë moment ne thamë”: “Ajo është gjallë’”.
Gloria është ende e emocionuar kur flet: “Ai ishte i mrekullueshëm. Edhe djali nga ballkoni dhe po të mos e kishte parë nuk do ta kishim vënë re“,- shpjegoi ajo.
Fëmija është ende i shtruar në Regina Margherita.
Gjendja e saj u vlerësua e mirë nga mjekët, të cilët megjithatë e mbajnë nën vëzhgim.
Prindërit e saj janë në spital me të.
Diskutime rreth kësaj post